Garda Kombëtare e Rusisë pretendon se ka marrë në kontroll të plotë të centralit bërthamor të Zaporizhzhya të Ukrainës. Sipas tyre, punonjësit vijojnë punën e tyre të pashqetësuar dhe nuk janë marrë peng ashtu siç pretendonte Ukraina.

Më herët, Ministri i Energjisë së Ukrainës, Herman Halushchenko akuzoi trupat ruse për torturimin e personelit të uzinës, duke thënë se punonjësit po mbaheshin peng.

Ai gjithashtu paralajmëroi se Rusia do të detyronte administratën e uzinës të lëshonte një deklaratë të rreme e cila do të përdorej për qëllime propagandistike.

Pretendimet si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Javën e kaluar, Rusia pushtoi termocentralin e Zaporizhzhya, më i madhi në Evropë. Udhëheqësit botërorë e kanë akuzuar Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë me veprimet e saj, dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Moska ka lëshuar “terror bërthamor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb