Një ngjarje e rëndë u shkaktua mbrëmjen e së shtunës në Disneyland në Kaliforni kur një strukturë dragoi, rreth 14 metra e lartë, mori flakë gjatë një shfaqjeje.
Zjarri ka rënë gjatë shfaqjes së titulluar “Fantasmic!”, ndërsa videot e publikuara në rrjetet sociale tregonin se koka e dragoit “Maleficent” ishte përfshirë nga flakët teksa shfaqja ishte në zhvillim e sipër.

Një re e zezë tymi u pa duke mbuluar të gjithë parkun tematik prej 100 hektarësh.

Shfaqja – natyrisht – u ndërpre papritur pasi të ftuarit dhe anëtarët e stafit të Disneyland u nxorrën nga skena ndërsa personeli i urgjencës punoi për të shuar zjarrin.

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, kjo shfaqje e ‘Fantasmic!’ nuk mund të vazhdojë”, thuhej në një njoftim për vizitorët e parkut. “Kërkojmë falje për çdo shqetësim”.

Departamenti i Zjarrfikësve në Anaheim iu përgjigj thirrjeve dhe nuk raportoi për të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb