Është shembur rruga me kalldrëm në lagjen “Palorto” të Gjirokastrës.

Gazetarja Brikena Metaj sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se shembja e rrugës është rrëzuar dhe kthyer përmbys një makinë.

Fatmirësisht, nga rrëzimi i makinës nuk ka pasur viktima, por vetëm një të lënduar lehtë. Shkak i shembjes së rrugës ka qenë pesha e rëndë, pasi automjeti është këmbyer me një makinë të tonazhit të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb