Prestige ka hedhur mbrëmjen e djeshme një tjetër hap të rëndësishëm në Sunday League, teksa ka siguruar një biletë në çerekfinalet e kampionatit të futbollit me 9 lojtarë.

Pasi e kishte mbyllur në vend të parë fazën e grupeve, Prestige kaloi me sukses pengesën e parë në ndeshjet me eliminim direkt, duke mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 ekipin Carter, në takimin e vlefshëm për raundin 1/8-at.

Ndeshja e zhvilluar në kompleksin “Football Republic” ishte tepër interesante, ndërsa Prestige e zgjidhi atë në pjesën e dytë falë golave të Karatit dhe Shimës.

NDESHJA – Filloi menjëherë me luftë të fortë sportive nga të dyja skuadrat, të cilat kërkonin fitoren dhe kualifikimin. Me gjithë përpjekjet dhe sulmet nga të dyja kampet, pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

Në fraksionin e dytë, Prestige u fut më i vendosur në fushë, duke rrezikuar që në çastet e para me Karatin, por portieri i skuadrës Carter bëri një pritje të bukur.

Megjithatë, pas një aksioni të gjatë në të 36-ën, Prestige gjeti avantazhin. Hysenbelliu kaloi një top për Bibën, me këtë të fundit që vertikalizoi bukur për Vashën, të cilin në momentin e parë e ndali portieri kundërshtar, por Karati e ndoqi mjaft mirë aksionin duke e dërguar sferën në rrjetë.

Më tej, për Prestige u bë gjithçka më e thjeshtë. Karati pati një tjetër rast të pastër, por u ndal dhunshëm me faull nga portieri, të cilit gjyqtari i akordoi çuditërisht vetëm karton të verdhë, ndonëse kishim të bënim me heqjen e një mundësie të pastër shënimi.

Pre4
Pre4

Prestige iu afrua përsëri golit në dy kundërsulme me Bibën, por dyfishimi do të vinte nga kapiteni Shima pas një goditjeje standarde në çastet e fundit.

Tentativa e tij e parë u ndal nga muri, por topi iu kthye sërish, për ta shkarkuar më pas në trekëndësh me një të djathtë potente, duke vulosur shifrat 2-0.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb