ANGLI – Mediat britanike kanë raportuar për shkatërrimin e një grupi kriminal pastrimi parash të përbërë nga shqiptarë e kinezë.
Agjencia britanike kunder krimit të organizuar NCA, ka publikuar edhe nje video të operacionit ku janë arrestuar 2 kinezë dhe 1 shqiptar.
Shqiptari dhe dy kinezët kërkonin të pastronin paratë që kishin fituar nga aktivitetet kriminale.
Në video duket momenti i arrestimit te shqiptarit Fation Koka, i cili u kap ne gusht te vitit 2016 me 300 mije paund, qe po ua dorezonte kinezeve ne parkimin e nje supermarketi ne Londer.
Sipas agjencise, Fen Chen dhe Ying Lin akuzohet se pastronin paratë e grupeve kriminale shqiptare që vinin nga trafiku i drogës.
Sipas mediave britanike, Koka më parë ka pranuar dy akuza për pastrimin e parave dhe është burgosur për 21 muaj.
(e.f/BalkanWeb)