Shkëndija është kualifikuar për në turin e dytë të Conference League. Sfida e parë në Maqedoninë e Veriut kishte përfunduar 2-0 për djemtë e Shaqirit, ndërsa 90 minutëshi i sotëm i luajur në Armeni ndaj Ararat Yerevan u mbyll 2-2.

Shkëndija kaloi në avantazh që në minutën e dytë, pas një autogoli të pafat të Bravos. Dyfishimi i shifrave do vinte nga Guri, brenda fraksionit të parë. Vendasit u përpoqën që të reagonin, por golat e Malakyn (49’, 79’) do vlenin thjeshtë për statistikë.Shkëndija, në turin tjetër do të përballet me letonezët e Valmierës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: