ITALI

Tifozët e Inter nuk janë përmbajtur këtë pasdite dhe kanë dalë rrugëve të Milanos për të festuar titullin e 19-të të Seria A.

Duke qenë dhe festa e PAshkëve Ortodokse, Inter e siguroi matematikish titullin pasi Sassuolo ndali në barazim sot Atalantan duke ia bërë si ‘dhuratë’ zikaltërve.

Kaq ka mjaftuar që të shpërthejë festa në Milano, me kryeqendër sheshin e Katedrales, e quajtur në italisht ‘Duomo’ të mbushet me tifozë zikaltër të cilët këndonin, kërcenin e ndiznin flakadanë.

Madje tifozët nuk ngurojnë të thyejnë edhe masat antiCovid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb