Aksidentet rrugore janë bërë një problem serioz në ditët e sotme, pasi shumë njerëz po humbin jetën se pasojë e tyre.

Barrierat metalike nëpër kthesa zakonisht nuk arrijnë të shmangin daljet nga rruga, dhe për pasojë përplasjet janë fatale.

Kohët e fundit një kompani nga Koreja e Jugut ka krijuar një model të ri barriere në rrugë, e cila zvogëlon mundësinë e lëndimit të shoferit apo pasagjerëve gjatë një aksidenti të mundshëm.

Mes bordurave metalike, kompania ka menduar të shtojë disa cilindra plastikë, të cilët do të ulin ndjeshëm përplasjen duke tentuar të fusin automjetin sërish në rrugë.

https://www.youtube.com/watch?v=eo73tIR4EyY

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: