Joelinton mund të ketë mbyllur aventurën e tij në Newcastle. Braziliani, aktualisht i dëmtuar, do të udhëtojë në Barcelonë në ditët në vijim për t’iu nënshtruar një operacioni.

Sipas asaj që raporton Chronicle, lojtari nuk është i gatshëm të rinovojë kontratën që skadon në vitin 2025. Për shkak të kërkesave të Fair Play Financiar, klubi i Premier League tashmë po ndërmerr hapa për të fituar para nga largimi i lojtarëve, ndaj po merret parasysh edhe lamtumira e mundshme në fund të sezonit të Bruno Guimaraes.

Joelinton luan te “qymyrxxhinjtë” e Newcastle që nga viti 2019, pasi erdhi nga Hoffenheim për 44 milionë euro. Ai ka kontribuar shumë për skuadrën në këto vite,  duke ndihmuar “Magpies” të kualifikoheshin në Champions League pas një pritjeje 20-vjeçare. Këtë sezon, lojtari luajti 23 ndeshje, ku realizoi  3 gola dhe dhuroi 4 asiste.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: