TIRANË- 5 vite më parë teksa Shqipëria kremtonte 100 vjetorin e Pavarësisë në ceremoni paralele në Vlorë e Tiranë, të gjithëve na kujtohen momentet e prerjes së tortës, kur qytetarët u dyndën me kova e ç’të mundeshin për të marrë pjesë të saj.

Ai u konsiderua momenti i sikletshëm i përmbylljes së festimeve, por të tilla pamje i kemi parë sërish sot, 5 vite më vonë, më 29 Nëntor.

Në stendat e panairit “Shqipëria punon tokën”, një panair mbarëkombëtar që e shndërroi Tiranën në një vendtakim të produkteve shqiptare, qytetarët janë turrur të mbushin çantat me mollë, e domate.
24254747_1535026979879587_8112568234283288348_o
Në pak minuta ata zbrazën të gjitha tendat ku ekspozoheshin produktet.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: