Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

10 speca të kuqe
300 gr djathë ose 500 gr gjizë
1 tufëz majdanoz
1 tufëz koper
1 tufëz borzilok
3-4 lgj vaj ulliri
3-4 qepë të njoma
1 spec djegës
Kripë, piper

Përgatitja

Në një tavë vendosim specat e kuqe, i spërkasim me pak kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 200 gradë për 15 minuta. Më pas i heqim dhe i vendosim specat në një qese plasmasi, i lemë 10-15 minuta dhe më pas largojmë menjëherë cipën dhe i pastrojmë nga farat.

Grijmë erëzat dhe i përziejmë me djathin e thërrmuar ose gjizën. Shtojmë vajin e ullirit, kripën, piperin dhe një spec djegës të grirë hollë. I trazojmë mirë dhe me masën e përgatitur mbushim specat të cilat i vendosim në furrë të piqen për 15 minuta ose dhe mund t’i servirim ashtu siç janë duke i prerë në fetëza spërkatur me pak vaj ulliri.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: