Suedia mund të përfaqësohet në festivalin evropian ‘Eurovision 2017’ me një këngëtare shqiptare. Adrijana Krasniqi ka lindur në vitin 1997 dhe është shqiptare nga Maqedonia, por jeton prej disa vitesh në Suedi.

Adrijana është një nga 28 artistët që merr pjesë në gjysmëfinalen e festivalit ‘Melodifestivalen’, fituesi i të cilit përfaqëson automatikisht Suedinë në Eurovison 2017.

Adrijana do të këndojë në gjysmëfinalen e parë të ‘Melodifestivalen’, me këngën “Amare”, të cilën e ka shkruar vetë.

Paraqitja e saj do të bëhet me 4 shkurt ndërsa finalja e Melodifestivalen’ mbahet me 11 mars 2017.

Këngëtarja shqiptare që jeton në Rottne të Suedisë planifikon të publikojë albumin e saj të parë vitin tjetër.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb