Maroku ndalet në xhiron e dytë të grupeve të Kupës së Kombeve të Afrikës. Ndeshja ndaj Republikës Demokratike të Kongos përfundon 1-1, takim ky i mbajtur në Stade Laurent Pokou (San Pédro).

Një eurogol i Hakimit nuk i mjaftoi marokenëve, që zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 6-të. Bakambu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë brenda fraksionit të parë, duke humbur kështu mundësinë për të barazuar shifrat.

Barazimi mban firmën e Silas, në minutën e 76-të. Në fund është portieri Bono ai që shpëton Marokun nga disfata, me një pritje fantastike. Maroku i trajnerit Regragrui shkon në kuotën e 4 pikëve në renditje në grupin F, asgjë ende nuk është vendosur për kualifikimin. Kongo ka 2 pikë dhe renditet në vendin e 3-të.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: