Recete nga zonja Katerina
Përbërësit

3-4 kunguj
3-4 vezë
2 gota kos
½ – 1 gotë qumësht
2 lgj miell misri
100 gr djathë të bardhë
50 gr djathë kaçkavall
Kripë, piper

Përgatitja

Grijmë kungullin në feta rrumbullake dhe i vendosim fetëzat në një tavë duke i spërkatur me kripë dhe piper. Kemi ndezur më parë furrën që të nxehet dhe vendosim kungujt të piqen në temperaturën 180-200 gradë për 15-20 minuta.

Rrahim vezët me kos dhe qumësht. Shtojmë më pas pak miell misri, kripë, piper dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Masën e përgatitur e hedhim në tavën me kunguj, e spërkasim me djathë kaçkavall dhe e rivendosim përsëri tavën në furrë duke ulur temperaturën në 120 gradë për 25 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: