“Shpresojmë që Bale të largohet sa më shpejt”. Kjo deklaratë e dhënë nga Zinedine Zidane bëri shumë shpejt xhiron në rrjetet sociale por është vetë tekniku francez i cili në mundësinë e parë që iu krijua është ndalur duke sqaruar këtë deklaratë:

“Dua të jem i qartë, nuk kam treguar mungesë respekti ndaj askujt, aq më tepër ndaj lojtarëve të mi. Do të jem gjithnjë në anën e tyre. Thjeshtë kam thënë se klubi është duke negociuar për largimin e tij”, u shpreh Zidane duke saktësuar më pas pse Bale nuk u aktivizua në sfidën kundër Bayern:

Bale
Bale

“Gareth nuk pranoi të futej në fushë, u shpreh se shoqëria është duke provuar ta shes dhe për këtë motiv nuk pranoi zëvendësimin. Tani ti kthehemi gjërave nga fillimi. Bale vazhdon të jetë një lojtar i Real Madrid, do të stërvitet normalisht, më pas të shohim. Nuk di asgjë të re mbi merkaton”, theksoi Zidane duke mos preferuar ti përgjigjet pyetjes nëse ishte në dijeni se në Angli flasin për një shkëmbim të mundshëm të Bale me Neymar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb