Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Kolumbi.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet ku një lopë vrapon e tërbuar në hollin e një spitali dhe nis të sulmojë pacientët.

Në videon e shfaqur shihet lopa teksa hyn në brenda godinës dhe nis të sulmojë pacientët që ndodhen në spitalin San Rafael, në zonën e Antioquia.

Një grup vendasish të frikësuar vrapojnë në një qoshe për siguri por ndiqen nga lopa që përplaset drejt tyre, duke mbështetur një grua në mur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb