Kryeqyteti francez është pushtuar nga dhuna menjëherë pasi Paris SG humbi kundër Bayern Munich finalen e Champions League. Rreth stadiumit “Parc De Prince”, tifozët që kishin mbetur jashtë u përleshën shpesh herë me forcat e policisë. Por tensionet u shtuan pas përfundimit të sfidës.

Mediat franceze flasin për akte vandale, që u kthyen në një guerrilje të vërtetë me thyerje të dyqaneve dhe përleshje me policinë. Sipas njoftimit zyrtar, policia e Parisit ka bërë të ditur se janë arrestuar 148 persona. Ndërkohë, mediat në vend flasin edhe për dhjetra të lënduar nga përleshjet e dhunshme.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: