Në Craven Cottage (London), Tottenham pësoi disfatë 3-0 ndaj Fulham në derbi.  Pjesa e parë u vendos nga një gol i Muniz, pas një aksioni të rrjedhshëm, të finalizuar në mënyrë të përkryer nga sulmuesi brazilian.

Në fillimin e pjesës së dytë Lukic dyfishoi shifrat, duke e kthyer në mision të pamundur përmbysjen për Spurs. Për të “vrarë” një herë e mirë ndeshjen mendoi Muniz, në të 61-tën.

Trajneri i Fulham, Marco Silva zgjodhi të mos grumbullojë për këtë takim sulmuesin shqiptar Armando Broja, vendim ky që në Angli konsiderohet si një zgjedhje taktike.

Gjatë ditës së sotme, Luton është përballur me Nottingham, takim ky që ka përfunduar 1-1. Burnley triumfoi 2-1 ndaj Brentford, në portë te skuadra e trajnerit Vicent Kompany luajti portieri i Kosovës, Aro Muric.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: