Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e ka fshehur optimizmin e tij, ndërsa theksoi se zgjedhjet e 14 majit do të jenë historike.

Në një reagim në ‘Facbook’ Meta thekson se këto zgjedhje lokale do të sjellin transformimin rrënjësor të bashkive dhe buxhetet e tyre do jenë në funksion të qytetarëve.

“Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike!
Ato do të sjellin transformimin rrënjësor të Bashkive tona dhe buxhetet e tyre do të jenë vetëm në funksion të interesave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve. ✌️??
#PartiaeLirise #BashkeFitojme #14Maj #Fitore #NdryshimMeCdoCmim, shkruan Meta në mesazhin e tij, të shkëputur nga takimi i djeshëm ku u prezantuan kandidatët e Partisë së Lirisë për këshillat bashkiakë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb