Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre para Kryeministrisë nëpërmjet mënyrave të ndryshme. Disa prej të cilëve kanë zgjedhur pankarta me mesazhe goditëse, sa ironike, po aq të vërteta.
Gjithashtu në protestën e 37 kanë vendosur një varëse rrobash, ku ka në shënuar në fleta të gjitha problematikat, pakënaqësitë dhe padrejtësitë me të cilët përballen çdo ditë, duke i varur në varësen e rrobave.
Gjithashtu përpara godinës së Kryeministrisë kanë shpërthyer thirrjet “Arrestoni Ballukun!” Protestuesit kanë bërë thirrje që do të qëndrojnë në revoltë deri në rrëzimin e Edi Ramës.
