Masanga Matondo është një nga mesfushorët defensivë më të mirë të kampionatit, teksa në këto ndeshje të kombëtareve, ai meritoi një ftesë nga Kombëtarja e tij, Kongo.

Matondo
Matondo

Mbrëmjen e djeshme 23-vjeçari ishte titullar në ndeshjen kthimit të Kongos ndaj Sudanit të Jugut. Duket se mesfushori i Partizanit ka rezultuar një lëvizje kyçe për ekipin e tij, pasi këtë ndeshje Kongo i fitoi me shifra minimale.

Në përballjen e parë Matondo luajti vetëm një minutë dhe skuadra e tij humbi. Këtë herë ai qëndroi gjithë ndeshjen në fushë dhe e preku 99 herë topin, duke dhënë 59 pasime me një saktësi prej 75.6%. Matondo bëri një goditje në portë dhe arriti të fitojë 10 duele, nga 11 gjithsej.

Mesfushori i Partizanit, u zgjodh lojtari i ndeshjes, teksa u vlerësua me notën më të lartë, 8.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: