Myrto Uzuni ka rezultuar vendimtar për Austin FC në MLS, në ndeshjen e kampionatit të fituar 2-1 ndaj Seattle Sounders.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e fitores në fund, pasi u shërbye në mënyrë perfekte nga Fodrey.
Pas sfidës, paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.5. Për lojtarin e kombëtares, ky ishte goli i gjashtë në 25 ndeshje, ndërsa ka dhuruar edhe 3 asiste këtë sezon.
