Ndërsa deputeti Ralf Gjoni deklaroi në Kuvend se duhet të ketë më shumë testime se sa para të hedhura për një vaksinë që ende s’ka dalë, i menjëhershëm dhe i ashpër ka qënë reagimi i deputetit Halit Valteri.

“Kemi humbur familjarë, të afërm e miq nga kjo flamë e në spitale vijojnë të vuajnë pacientët. Zonja ministre faleminderit për çfarë po bëni ju dhe mjekët.

Ky parlament s’ka vend për të dezinformuar, të mos bëjmë politikë me sëmundjen dhe jetën, s’ka fytyrë askush të vijë këtu e të na thotë s’ka covid! Mblidhni mendjen e kokës, sot ata mjekë po rrezikojnë aty edhe jetën e vetë, mos hani kot atë që nuk thuhet”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb