VAR, polemika të shumta, karton të kuq, e gola, Milan-Juve prodhoi gjithçka në 90-minutëshin e parë, të vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, mbi të gjithë solli një shije të hidhur tek klubi kuqezi, tek tifozët, të cilët ndihen të vjedhur pas penalltisë të dhënë në favor të CR7 në minutën e 91-të. “Zonja e Vjetër”, dhe mbi të gjithë Mauricio Sarri, i falen dy veteranëve të ekipit, Buffon dhe C.Ronaldo, dy protagonistët absolut.

“Djalli” zhvilloi një tjetër pjesë të parë shumë të mirë pas derbit, kishin kontrollin e lojës, gjetën shpesh kuadratin e Buffon por pa mundur të kalojnë në avantazh. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 61-të, Milan kaloi në avantazh me të përhershmin Rebic.

Rebic
Rebic

Për të ndërlikuar këtë sfidë shumë të rëndësishme për të zotët e shtëpisë, mendoi Theo Hernandez i cili në minutën e 71-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhe. Juve përfitoi nga epërsia numerike duke spostuar Milan në gjysmëfushë por vetëm në minutat e fundit të kohës së rregullt arritën të shmangin humbjen.

Roni
Roni

C.Ronalado me një veprim akrobatik u ndal në zonë nga Calabria. Me ndihmën e VAR gjyqtari i takimit akordoi 11-metërsh, i kontestuar shumë nga lojtarët e Milan. CR7 u tregua i saktë duke barazuar shifrat dhe duke i dhuruar Juves një bonus të madh për ndeshjen e kthimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb