Vllaznia ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2020 në Superligë. Në sfidënm që ngriti siparin e javës së 18-të, skuadra shkodrane mundi Flamurtarin me rezultatin 2-0.
Goli i Likës on Vidnews.
Të besuarit e Mirsad Jonuz zgjidhën zgjidhën sfidën e luajtur në “Loro Boriçi” me nga një gol për çdo pjesë. Gilman Lika kaloi Vllazninë në epërsi në minutën e 38-të.
Goli me roveshat i Hygor on Vidnews.
Pas pushimit, fitorja e shkodranëve u vulos nga Hygor, me sulmuesin brazilian që gjeti menjëherë rrugën e rrjetës pas mungesës së gjatë. Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e gjashtë në kuotën e 26 pikëve, ndërsa Flamurtari zhytet në fund të renditjes me biletën tashmë të prerë drejt Kategorisë së Parë.