BERAT

Flakët kanë përfshirë një godinë katër katëshe në Berat. Banesa pronë e shtetasit Nuri Hibro, është përfshirë nga flakët pak minuta më parë, në lagjen “10 Korriku”.

Gazetarja Eneida Petova, tha për ‘BalkanWeb’ se vila 4-katëshe kishte kaldaja në të gjitha katet, të cilat ishin të lidhura me oxhakun me dru dhe dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga bllokimi i oxhakut që mendohet të ketë kthyer prapsh flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi në të gjitha katet por falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrëfikëseve u neutralizuan në kohë.

Në banesë jetonte vetëm një çifti i moshuar, të cilët janë nxjerrë jashtë pa lëndime. Në vendngjarje, përveç forcave të shumta zjarrëfikëseje kanë shkuar edhe forca të policisë, që kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin e mjeteve. Edhe pse paraprakisht mendohet se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e oxhakut, ekspertët në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që shkaktoi panik mes banorëve të zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb