Më shumë se 9 ditë pas incidenteve dhe përplasjeve me muxhahedinët, Policia e Shtetit ka forcuar masat në kampin Ashraf 3 që ndodhte në Manzë. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24, nga jashtë kampit Ashraf, bëri me dije se një patrullë policie do të jetë e stacionuar në hyrje të qendrës, ku do të kontrollohen çdo hyrje-dalje nga forcat e Antiterrorit.

Sipas Lalës, ka dyshime nga policia, duke iu referuar hetimeve të prokurorisë, se do të kontrollohen të gjitha lëvizjet e banorëve të kampit, për shkak se ka dyshime se mos nxirren jashtë kësaj qendre dokumente apo pajisje që i shërbejnë hetimit.

Siç u pa dhe mnga pamjet live të transmetuara nga News24, policia ushtroi kontroll në një makinë që ndodhi nga kampi, madje u hap dhe bagazhi i saj dhe u mor në pyetje drejtuesja e mjetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se incidentet e 20 qershorit sollën reagime të forta në politikën vendase, si dhe të strukturave të huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: