Një denoncim i ardhur në redaksinë e News24, sjell në vëmendje një problematikë në qytetin e Himarës.

Sipas qytetarit, kompania e cila merret me rregullimin e infrastrukturës së qytetit, ka ndërprerë punimet, duke bërë që ujërat e zeza të vërshojnë në rrugë.

Qytetari pretendon se për një problematikë të tillë është vënë në dijeni edhe bashkia e Himarës dhe Drejtoria e ujësjellësit, por se asnjë masë nuk është marrë për përmirësimin e situatës.

“Një javë kemi që kemi njoftuar bashkinë dhe Drejtorinë e Ujësjellësit dhe nuk është rregulluar asgjë”, ka deklaruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb