Analisti Ilir Demalia, në një lidhje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar videon në tik tok të gjyqtares Enkelejda Kapedani.

Demalia theksoi se Kapedani e paraqet në atë video pasurinë si një triumf, duke thënë se ajo dhe të tjerët në pushtet nuk kanë as frikë e as moral. Ai shton se ka degraduar sistemi i drejtësisë.

“Gjyqtarja e paraqet pasurinë si një triumf. Kjo tregon se nuk kanë frikë, sepse është korruptuar gjithë sistemi. Nuk duhet të targetuar vetëm një njeri, por është kthyer në sistem. Duhet të ngremë pyetjen se kush ia ka dhënë kësaj këtë pozitë në shoqëri, në një qytet ku krimi kontrollon qytetin. Me njëri të tillë do që të luftosh krimin? Ka degraduar komplet sistemi.

Kjo sepse është emëruar nga dikush, sepse sa ta shikosh duket se me kë ke të bësh, mos të flasim për moral personal apo qoftë kodi i etikës. Kjo tregon se drejtësia është në kolaps të madh. Ne predikojmë reformën në drejtësi e më duket e pabesueshme që të bëhet kjo reformë. Gjendja politike, e drejtësisë dhe kapja nga krimi është alarmante dhe ka ardhur përherë e duke u trashur. Më duket e pamundur hë për hë, që të bëhet drejtësi me këta njerëz që kemi në drejtësi. Të gjithë studiojnë juridik, sepse bëhen shumë para, për shkak se krimi paguan”, tha Demalia.

Ilir Demalia vlerëson se drejtësia duhet që të nisë sa më parë me ndëshkimet.

“Kim është futur shumë në këtë punën e reformës në drejtësi, duke parë non gratan e Berishës dhe do ketë edhe të tjerë, tregon që të gjithë duan të lajnë duart. Vetingu madje ka mbyllur njërin sy dhe ka kaluar shumë gjyqtarët. Duhet të largohen nga skena shumë politikanë, që kanë vënë pasuri marramendëse në mënyra që ne e dimë sesi i kanë bërë. SHBA po bën gjithçka hap pas hapi që të mos kolapsojë shteti. Drejtësia duhet të nisë me konfiskim të pronave, jo të japë dënime qesharake. Një njeri që ka bërë korrupsion me poste publike duhet që të ndëshkohet. Një drejtësi e pavarur të japë shembuj të ndëshkimit. Unë besoj se do nisë funksionimi i reformës në drejtësi, po ruajnë njëri-tjetrin, se bashkë i kanë bërë punët”, u shpreh Demalia.

Në fund, Demalia vlerësoi se institucionet e drejtësisë janë ata që duhet ta thonë fjalën të fundit.

“Kriza më e madhe është ajo me besueshmërinë. Ne nuk kemi institucione autoritare, që kur merret vendimi, duhet të mos diskutohet më. Pra, kur flet institucioni i drejtësisë ka marrë fund. Në Shqipëri kjo gjë nuk ka funksionuar, sepse politika ka lejuar korruptimin e drejtësisë dhe janë mbuluar zullumet. A janë manipuluar zgjedhjet? Mendoj se po. A janë manipuluar deri aty sa të përmbyset rezultati? Këtë gjë nuk mund ta them dot. Në Amerikë, mbi të gjithë është institucioni i drejtësisë e nuk është asnjë individ”, përmbylli Demalia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb