Analisti Genc Burimi dhe publicisti Ilir Demaliaj, përmes një lidhje “Skype” për rubrikën “Opinion” në Neës24 janë përfshirë në një debat.

Gjatë diskutimit në lidhje me prezencën e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij kosovar, Albin Kurti, por të ndarë, Demaliaj iu drejtuar Burimit duke i thënë “A i ke marrë parët për të bërë avokatin e Berishës”.

Menjëherë analisti Burimi e ka kundërshtuar duke i thënë se sa herë që Demaliaj nuk ka argumente, bën sulme personale.

Pjesë nga debati:

Demalia: Nuk dua të gjykoj kush ishte fajtori, por duhet. Kryeministri i Kosovës vjen në Tiranë, tregoi se nuk do të ulet me Ramën, se ky i fundit është vëllai i Vuçiçit. Gjendja e Kosovës është shumë e rëndë. Imagjino që të përshkallëzohet situata në Gaza, do hiqet vëmendja nga Kosova. Jemi në terezi be se çfarë bëjmë? Ne nuk kemi shfrytëzuar momentet kryesore në këto 30 vite. Këta njerëz që kanë shkatërruar vendin, të vjen të qisësh zorrët e barkut.

Burimi: E dija pak a shumë qëndrimin e Demaliaj, pasi qëndrimi i tij është anti-Kurti…

Demaliaj: Nuk jam anti-Kurti! Nuk jam! Unë jam pro një mendimi qytetari, jo provincial itë prapambetur.

Burimi: Unë mund të jemi anti-Biden, anti-Trump, kjo është demokracia. Është për të ardhur keq që ky qëndrim anti-Kurti, Demalia mori shembullin më të keq, atë të izraelit. Jemi në një situatë që një lalë Kurti, akuzon palën Rama për tradhti. Nuk më duket skandaloze që Kurti të mos pranojë të uet në një tribunë me Ramën.

Demalia: Mos merr krahasim Kosovën dhe Shqipërinë me Francën dhe Izraelin.

Burimi: Ti i more zotëri…

Demalia: Franca de Izraeli kanë këllqe, ti zotëri nuk ke këllqe. Ne s’kemi këllqe. Nëse ndryshojnë situata gjeopolitike dhe largohet vëmendja nga Kosova dhe KFOR e NATO të largohet nga vendi, mos o Zot, Serbia e merr dhe e qit Kosovën për 1 javë.

Demalia: A e ke marrë paret për të bërë avokatin e Berishës në Francë?

Burimi: Sa herë që janë keq disa njerëz bëjnë sulme personale. ku s’ke argumente. Ç’punë ke ti me mua?! Merru me argumentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: