Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Skraparit për vjedhje të energjisë elektrike.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas kontrolleve në banesën e 65-vjeçarit Ferruzan Shallari dhe Ernest Shallari 41-vjeç, të dy banues në Gjerbes në Skrapar, konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Skrapar/Informacion

Vidhnin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Skrapar, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesat e shtetasve F. Sh. dhe E. Sh., ku konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 65 vjeç dhe E. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Gjerbës, Skrapar, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb