Ka vijuar gjatë ditës së sotme aksioni i nisur dje nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për pastrimin e territorit dhe sensibilizimin e qytetarëve. Në aksion u angazhuan 500 forca nga Shkolla e Trupës në Bunavi, B2K (Batalioni II i Këmbësorisë), B3K (Batalioni III i Këmbësorisë dhe Forca Komando. Forcat e Armatoura kanë përdorur edhe mjetet e rënda për pastrimin e masivëve me mbeturina si dhe kamionë për transportimin e thasëve nëpër vendet e grumbullimit

Ky aksion ka nisur pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, për shkak të një emergjencës mjedisore, e cila është shqetësuese për turistët dhe turzmin në tërësi.

Aksioni do të vazhdojë deri në fund të sezonit turistik dhe Forcat e Armatosura mbeten të angazhuara maksimalisht, në përmbushje të misionit të ngarkuar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb