Dy raste me Covid-19 janë regjistruar brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Të infektuar me coronavirus janë konfirmuar një oficer policie dhe një punonjës ndërlidhjeje. Punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë kryer tamponin menjëherë pas konfirmimit pozitiv dy javë më parë të Drejtorit të Policisë Berat,Neritan Nallbati.

Ndërkohë që nga tamponët e parë të bërë në DPV Berat vetëm 2 punonjës brenda kësaj drejtorie kanë rezultuar “pozitivë”,në pritje përgjigjeve për tamponët e kryer janë edhe punonjës të tjerë.

Pozitivë me Covid-19 ka rezultuar edhe farmcistja e Spitalit Rajonal Berat,duke rikthyer sërish frikën e infektimeve mes bluzave të bardha. Edhe një mjek në një qendër shëndetësore në Urë-Vajgurore është infektuar me coronavirus dhe kjo ka bërë që Inpektoriati i Higjenës dhe mjekët epidemiologë të DSHP-së Berat,të mbyllin qendrën shëndetësore dhe të karantinojnë në banesat e tyre të gjithë stafin e qendrës,deri në pritjen e përgjigjeve të tamponit.

Po kështu,nga ana e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat ë shtë kryer dezinfektimi i ambjenteve brenda Spitalit Rajonal Berat dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ,ku në të dyja institucionet janë mbyllur disa sektorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb