Në vitin e tij të parë në ishull, Erling Haaland theu të gjithë rekordet e mundshme, ndërsa në fund festoi titullin në Premier League. Ky është vetëm fillimi për biondin norvegjez pasi në program janë dhe dy finale të tjera, dy trofe të tjerë të mundshëm, finalja e FA Cup përballë Man.United me 3 qershor dhe finalja e madhe e Champions kundër Inter më 10 qershor në Stamboll.

Haaland
Haaland

Në një intervistë për BBC, Haalnd nuk e fsheh faktin që ideja e fitimit të një triplete të mundshme e josh shumë: “Do të ishte e pabesueshme të sillnim në shtëpi tripletën, edhe pse më duhet ta pranoj se në fund të fundit klubi për këtë më bleu. Nuk duhet të fshihemi, duhet të synojmë këtë objektiv në mënyrë që të kemi mundësi ta realizojmë. Kjo është ëndrra ime më e madhe dhe shpresoj ta realizoj.

Erling Haaland
Erling Haaland

Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, janë dy finale kundër dy ekipeve të mira. Edhe ata do të jenë të motivuara dhe të do të japin gjithçka për të fituar. Nëse luajmë në mënyrën tonë, nëse do të luajmë në maksimumin tonë, kam besim se do t’i fitojmë të dy trofetë”, u shpreh Haaland.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb