TIRANË

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për ”News24” se viktima e 27-të nga COVID-19 në Shqipëri është shënuar në mesnatën e kaluar.

71- vjeçari nga Durrësi ishte 1 nga 5 pacientët e parë në Sanatorium kur ky spital u kthye në COVID-2 teksa vuante dhe nga hipertensioni.

Më tej COVID-19 i kishte shkaktuar 71- vjeçarit pneumoni bilaterale dhe prej 2 javësh ishte i intubuar. Pneumonia i pamundësoi ekstubimin dhe oksigjenimin duke e çuar në fatalitet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb