Orhan, së bashku me vëllanë e tij Halilin, janë pronarë të “Pizza dhe Kebap” në via Filadelfia 13, në qytetin e Torinos dhe klientin e tyre të preferuar kanë pasur yllin francez Paul Pogba, i cili pas 5 vitesh në Manchester u rikthye te Juventus.

Dhe sikur asgjë të mos kishte ndryshuar dy vëllezërit shprehen të entuziazmuar për rikthimin e francezit, aq sa i kanë vendosur edhe emrin një prej specialiteteve të tyre, duke e quajtur “Pog-bab”, në nder të tij.

“Ne po e presim atë, dhe këto nuk janë thjesht fjalë. Një mik i përbashkët na ka paralajmëruar për hapin e tij të ardhshëm”, u shprehën dy vëllezërit për mediat italiane.

“A mund të ushqejë një kebap 5 euro një kampion që është “një kryevepër me vlerë 100 milionë euro?”.

Kështu do të shprehej agjenti i ndjerë, Mino Raiola, i cili e krahasonte klientin e tij të shquar me një vepër të Van Gogh, kur pyetej për vizitat e shpeshta të Pogbas në dyqanin e Orhanit dhe Halilit.

Historia në fakt është tepër e njohur në Torino, pasi kampioni francez është një konsumues i madh i pjatës së famshme të Lindjes së Mesme. Mëngjesi i së shtunës për Pogba, dukej si vera e vitit 2018.

Restoranti i parë i Torinos, i zgjedhur atëherë nga CR7 ishte “La Credenza di San Maurizio Canavese”, një vend me yll ku kampioni portugez konsumoi vaktin e tij të parë me një Barbaresco të mirë.

Por ndryshe nga gjigandi portugez, restoranti i parë i pogbas në rikthimin e tij si torinez mund të jetë Pica Olimpico dhe Kebab, pothuajse përballë asaj që ishte shtëpia e tij e parë në Torino.

Pog Kbsb U33601348226313xd 593x443@corriere Web Torino
Pog Kbsb U33601348226313xd 593×443@corriere Web Torino

“Paul jetonte përballë nesh. E shihni atë derën e gjelbër? I duhej vetëm të kalonte rrugën, por ndonjëherë vinte me Lamborghinin e tij”, rrëfen Orhan.

Receta e kebapit të pagëzuar “Pog-bab”, mbahet mend mirë.

“Sallatë, domate, mocarela dhe shumë, shumë mish, me salcë të bardhë. Qepë dhe pikante! Pak ose aspak”. Plus një birrë të këndshme për t’i larë të gjitha. Në të vërtetë jo. Kurrë, kurrë Pogba është mysliman, nuk konsumon alkool. Ai pinte vetëm pije joalkoolike, sprite dhe çaj të ftohtë me limon ose pjeshkë”, tregojnë më tej vëllezërit me humor.

Pogba duket se nuk do të ndryshojë zakonin e tij me ushqimin.

“Do të hajë gjithmonë kebapë, jam i sigurt”, thekson Orhani.

Nëse ka diçka që do të ndryshojë, ajo do të jetë rezidenca e tij në Torino. Ylli francez do të duhet t’i thojë lamtumirë super vilës prej 300 metrash katrorë në via Filadelfia, një zonë shumë e njohur dhe për rrjedhojë jo shumë e preferuar nga futbollistët.

Ai tashmë ka zgjedhur kodrën, një vend sigurisht më i frekuentuar nga kolegët e tij të Juventusit.

“Kodra është sigurisht më e bukur se Via Filadelfia, është shumë më e gjelbër, por në ato anë nuk ka kebap. Kjo është arsyeja pse ne kemi besim se do ta shohim përsëri tek ne”, shprehet Orhani teksa tregon se Paul shkonte në picerinë e tij bashkë me dy bashkatdhetarë francezë.

“Ka ndodhur ta shoh me Evrën dhe Comanin, por një herë ai solli edhe vëllezërit e tij Mathias dhe Florentin. Meqë ra fjala, këtu kaloi edhe Kean, bëmë edhe një foto me të. Në fillim askush nga ne nuk e njohu, më pas një mbrëmje, duke hequr kapelën, hoqi të gjitha dyshimet. Vetëm ai mund ta bënte atë prerje flokësh ekstravagante.Këtu, disa hapa nga stacioni Porta Nuova, ai mbërriti në timonin e një Maserati Coupé blu elektrik. Ai vinte me kushëririn e tij, herë të tjera me Evran. Para se të shkonte në Manchester United ai erdhi për të përshëndetur. Por erdhën për të ngrënë edhe Anelka, Bonuçi, Rugani dhe Cuadrado. Receta në gjashtë vitet e mungesës së Oktapodit Pogba nuk ka ndryshuar. Dhe çmimi ka mbetur praktikisht i njëjtë. Kemi rritur koston e kebapit me vetëm një euro. Nuk mendoj se është një problem i madh për Paul”, zbulojnë pronarët e picerisë më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: