Vijon të mbetet i lartë numri i personave që kërkojnë ndihmë në urgjencën e spitalit të Korçës për shkak të virozëve dhe gripit.

Gazetarja Lorena Kodra në një lidhje live për News24, nga ambientet jashtë spitalit të Korçës bëri një përshkrim të situatës.

Ajo raportoi se vetëm në urgjencën e Pediatrisë shkojnë për të marrë shërbime çdo ditë rreth 70 fëmijë.

Po ashtu edhe në urgjencën e spitalit ka fluks të të rriturve që kërkojnë ndihmë, ndërsa disa prej tyre shtrohen në raste komplikacioni. Sakaq, ka dhe nga ata pacientë që zgjedhin të kurohen përmes mjekut të familjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: