Plazhet në veri-perëndim të Floridas, janë hapur në mes të pandemisë së coronavirusit.

Plazhet u mbushën me shumë njerëz të cilët kishin dalë të shijonin diellin, të vraponin dhe të notonin në ujërat e kristalta, por aty kishte dalë edhe në person tjetër që donte ti ‘frikësonte’ ata që kishin dalë në plazh, transmeton Telegrafi.

  • foto galeri
  • foto galeri

vokati me qendër në Florida, Daniel Uhlfelder, kishte veshur një kostum të frikshëm, sepse e dinte se mënyra më e mirë që ti frikësosh njerëzit që të mos dalin njëherë nga shtëpitë e tyre, është kur i përmend vdekjen.

“Hapja e plazheve në Florida shumë shpejt është një gabim, dhe kjo do të kushtojë shumë jetë, sepse COVID-19 është ende këtu”, tha ai.

“Ne duhet ta marrim këtë në duart tona, për fat të keq, sepse udhëheqësit tanë nuk po bëjnë gjënë e duhur”, i tha Uhlfelder USA TODAY.
“Kjo është një mënyrë në të cilën unë mund të përcjell mesazhin se ky virus është një virus vdekjeprurës dhe se duhet të mendojmë për këtë dhe të marrim ca kohë para se të dalim nga shtëpitë”, tha ai. “Ky kostum simbolizon se sa serioze është kjo situatë”.

Florida, e cila hyn në fazën e parë të rihapjes së saj në 4 maj , ka mbi 1.200 vdekje dhe më shumë se 33,000 raste të konfirmuara me coronavirus, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb