VIVA, qendra me e re tregtare pritet te hape dyert per te gjithe vizitoret ne 27 Prill. Vendosur ne rrugen kombetare Lushnje Fier, 5km para qendres se Fierit, qendra me e madhe e zones se jugut do te jete destinacioni i blerjeve dhe argetimit per te gjithe.

Si nje simbol i te jetuarit bukur dhe me stil, VIVA eshte projektuar te sjelle nje sherbim te shkelqyer duke aplikuar standardet me te mira europiane. Qendra tregtare VIVA do te mireprese cdo dite me mijera vizitore nga qyteti i Fierit, Lushnjes, Vlores, Beratit dhe te gjithe zonat perreth, si dhe pritet te jete pike qendrimi e te gjithe atyre qe udhetojne drejt jugut.

Ne nje siperfaqe prej 25,000 m2, VIVA do te jete catia e markave me te mira si Neptun, SPAR, Jumbo, qe vjen per here te pare ne jug te Shqiperise, si dhe nje seri markash te tjera per veshje, kepuce e aksesore. Ne ambientet e qendres se re do te gjeni edhe kendin me te madh te lojrave per femije ne gjithe zonen e jugut, krijuar me nje koncept bashkekohor argetimi dhe me kapacitet te larte qe mirepret deri ne 500 femije ne te njejten kohe. E nderkohe pervec argetimit te femijeve, per te gjithe familjaret VIVA ofron alternativa te shumta per te kaluar kohen e lire ne baret dhe zonat e ushqimit.

Ne daten 27 Prill, ne oren 10:00 VIVA ju mirepret ne festen e madhe te inagurimit te saj, feste e cila do te vazhdoje per 3 dite me rradhe me ulje te medha cmimesh dhe oferta ne te gjithe dyqanet e qendres. Zbavitje, festime, lojra, evente per femijet, muzike, performance cirku dhe koncerte jane vetem disa nga aktivitetet qe do te shoqerojne te pranishmit gjate ketyre diteve.

Te shtunen ne date 28Prill ne oren 18:00 do te organizohet koncerti I kengetarit te mirenjohur Alban Skenderaj.

Festa do te kulmoje diten e Diele, me date 29 Prill, ora 18.00 ku do te hidhet shorteu i madh per te fituar nje makine Fiat te 2017. Pjese e ketij shorteu mund te behen te gjithe bleresit e qendres gjate ketyre 3diteve.

VIVA eshte lehtesisht e aksesueshme dhe ve ne dispozicion 300 vende parkimi.

Qendra e re tregtare do te sjelle standarde nderkombetare ne te gjitha sherbimet, duke ndikuar ndjeshem ne permiresimin e cilesise se jetes per banoret e zones. Nga prizmi i zhvillimit ekonomik, ky investim risi ka kontribuar me hapjen e 500 vendeve te reja pune duke mundesuar rritjen e punesimit dhe sigurimin e me shume te ardhurave per buxhetin e shtetit. Nga ana tjeter edhe konsumatoret do te kursejne kohe duke plotesuar nevojat e konsumit me nje qender te vetme dhe mund te gjejne produkte te shumellojshme me çmime me te uleta se ne cdo dyqan tjeter jashte nderteses.

Qendra tregtare VIVA eshte nen menaxhimin e ACREM, kompanise me te madhe ne vend per manaxhimin e qendrave komerciale. ACREM eshte pjese e Grupit Balfin, grupit me te madh dhe inovator te investimeve ne vend dhe rajon.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: