Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur nga protesta modeste që po zhvillon partia e tij dhe simpatizantët kundër vizitën së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias për marrëveshjen e detit.

Idrizi fillimisht sqaron se Policia nuk ka dhënë leje për protestën dhe protestuesit e PDIU janë rrethuar nga forcat policore.

Më tej ai thotë se Shqipëria ka humbur mjaft tokë e det dhe s’duhet të vijojë më por Greqia edhe në kohë COVID-i i flet vendit tonë me duart e forta.

 

”Jam i detyruar që të bëj një prononcim të shkurtër. Është një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare. Kishim bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitën së ministrit të jashtëm grek. Për t’i kujtuar çështjen çame, kërkimin e faljes, pronat, sigurisht edhe për kufijtë detarë. Shqipëria boll ka humbur tokë e det. Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do e bënim me distancim social, pankarta dhe foni. Fatkeqësisht ësthë i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe s’ka problem. Nuk e zgjodhëm ne që në kohë COVID-i të bëjmë protestë, por në kohë COVID-i Greqia në flet më duart e forta.

Më vjen keq që jemi duke u vendosur para vëllezërve tanë të Policisë, jam i bindur që mendojnë si ne. Ne nuk ke mi dalë të fshihemi.”- tha Idrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb