ELBASAN– Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në Elbasan, ku një sasi eurosh u vodhën në teatrin “Skampa”, policia ka vënë në pranga rojen e objektit. 48-vjeçari Sokrat Thano akuzohet për neglizhencë në kryerjen e detyrës.

Persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e teatrit nga dera e pasme, dhe kanë shkuar në zyrën e financës, duke vjedhur paratë e kasafortës.

Sipas policisë së Elbasanit, hajdutët kanë marrë 4500 euro, të cilat i përkisnin financieres së teatrit. Ajo i kishte lënë paratë për ruajtje në zyrën e saj.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit të dhënë gjatë ditës së djeshme, ku persona të paidentifikuar në Lagjen “Luigj Gurakuqi” kanë tentuar të vjedhin me thyerje zyrat e katit të dytë në Teatrin Skampa por nuk kanë arritur të marrin asgjë nga Institucioni.

Nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Sokrat Thano, 48 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi shtetasi i lartpërmendur është i punësuar pranë një firme private dhe ka qenë i planizuar me shërbim roje objekti pranë Teatrit Skampa dhe dyshohet të mos i ketë përmbushur detyrat e tij funksionale duke neglizhuar në kryerjen e kësaj detyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 248, 134 dhe 22 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb