TIRANË-Komisioni i Ekonomisë po zhvillon sot një dëgjesë për Raportin e vitit 2014 të Bankës së Shqipërisë. Teksa ka prezantuar Raportin për 2014 Sejko bëri me dije se kredia në valutë vazhdon të shënojë rënie.

“Objektivi kryesor i BSH është stabiliteti i çmimeve. U bënë dy vjet që inflacioni është nën nivel. Norma e bazës së interesit është e ulët. Kredia në lekë është rritur 6%, kredia në valutë ka rënë. Lidhur me inflacionin e vërtetë që ka rënë nën nivel, 3%”- u shpreh Sejko.

Gjatë dëgjesës Guvernatori Gent Sejko deklaroi se u relatua me detaje vjedhja në BSH. “Janë bërë ndryshime në sistemin e kamerave. Kemi dërguar drejtues në Francë për eksperiencë. Zgjedhja e Inspektorit të Përgjithshëm është e rëndëishme. Masat e marra do ti japin rezultatet.”- u shpreh Sejko.

Në fund të vitit të kaluar nga Thesari i Bankës së Shqipërisë u vodhën 713 milionë lekë. I akuzuari kryesor për vjedhjen është Ardian Bitraj.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb