Google lançoi ditën e sotme një aplikacion të ri me të cilin përdoruesit mund të kontrollojnë se cilat aplikacione mund të përdorin internetin celular.

Aplikacioni i quajtur Triangle do të jetë shumë i dobishëm sidomos për ata përdorues të cilët kanë pako me internet të kufizuar.

Thjesht hapni Triangle dhe aprovoni lejet e nevojshme për mirëfunksionimin e saj. Më pas do të keni akses në mjetet të monitorimit dhe kufizimit të sasisë së të dhënave mobile edhe nëse keni të hapur 2G, 3G dhe 4G-në.

Triangle do të kujdeset edhe sikur ju të harroni që po punoni me internetin celular, duke u shpëtuar ato MB të çmuara.

Aplikacioni është i disponueshëm në Play Store por mund ta shkarkoni si një APK për ta instaluar manualisht, njofton PCW.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: