Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ministria e Mbrojtjes kanë konfirmuar se deri më 22:00 sot dy pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës do të jenë të hapura pa kuota dhe pa test negative Covid-19 me vete.

Sipas Xhaçkës, sot deri në 22:00 do të jenë doganat hapur ndërkohë prej nesër do të hyjë në fuqi masa e re e Greqisë me test negativ të COVID-19, formularin e përkthyer në anglisht apo dhe atë në adresën greke,

‘’Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negative. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negative. Orari i ri për ditën e sotme pas bisedimeve me palën greke.’’- tha Xhaçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb