Vjosa Osmani e LDK ka reaguar ashpër pasi partia e saj në qeveri ka hequr reciprocitetin.
Reagimi i Osmanit i ngjan shumë atij të Albin Kurtit, ish- kryeministrit të Kosovës, duke thënë se të quash reciprocitetin pengesë do të thotë mos besosh tek sovraniteti, pavarësia dhe barazia, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë.

 

STATUSI NGA VJOSA OSMANI

Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb