Ish-prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për incidentin e rëndë të Vladimir Gjutës, që u kap me armë zjarri me fishekë pranë selisë të PS, tha se uron që Gjuta të ketë qenë atje për të thyer lekët, pasi afër ndodhet një pikë këmbimi valute.

“Për Gjutën duhet të jemi pak të kujdesshëm. Vladimir Gjuta është një element kriminal. Rezulton se kohët e fundit nuk është mirë nga mendtë e kokës dmth. Ka qenë në një vend ku thyhen lekët. Është normale që një person i tillë që të ketë armë, sepse ai ka kundërshtar etj. Shpresoj që të ketë qenë për të thyer lekët”, tha Hajdari.

Ndërsa, për paketën anti-KCK, Hajdari deklaroi se është një nismë, e cila duhet përgëzuar.

“Është një nismë që duhet që të përgëzohet. Sigurisht unë kuptoj edhe ata njerëz që kritikojnë. Krimi patjetër që është i lidhur edhe me zyrtarë të lartë. Ndërsa bashkëpunimi për të luftuar krimin duhet të jetë edhe me ndërkombëtarët. Ne kemi një krim të organizuar të frikshëm. Kjo sepse kanë bërë krime këtu, kanë bërë edhe jashtë. Nëse pasuria e paligjshme do të sekuestrohet, është fitore e madhe për Shqipërinë. A mund të ketë selektime? Duhet të ketë vigjilencë, sepse personat që janë pjesë e OFL mund t’i marrim të gjithë. Është një proces që do të bëhet gjatë gjithë vitit. Mediat janë të lira, analistët janë të lirë dhe ne mund të denoncojmë”, u shpreh Hajdari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb