Dusan Vlahovic po kthehet në çështje në shtëpinë e Juves. Sulmuesi nuk shënon në Serie A që nga dopieta kundër Salernitana-s më 7 shkurt, një rendiment që nuk shkon aspak në sinkron me pritshmëritë që ka stafi drejtues. Jo vetëm me rendimentin, por Vlahovic po shfaq probleme edhe me mënyrën se si po sillet në fushë, nuk është shumë aktiv ndërsa i mungon agresiviteti. Këto detaje kanë bërë që e ardhmja e tij të vihet në dyshim, aq sa nuk konsiderohet më i pashitshëm.

Dushi
Dushi

Sipas mediave italiane, nëse në dyert e Juves vjen një oferte konkrete për Vlahovic, atëherë sulmuesi serb mund të largohet. Për momentin, gjithnjë sipas mediave, për Vlahovic janë të interesuar klube si Bayern Munich, Man.United dhe Tottenham.

Mosi
Mosi

Një temë më vetë edhe Moise Kean. Sulmues italian u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 40 sekondash lojë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Juve do të gjobis lojtarin me 20-25 mijë euro ndërsa nuk pritet të konfirmohet për sezonin e ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb