Vllaznia B ka fituar sot me penallti 4-3 takimin “Play-Of” kundër Orikumit të Vlorës të luajtur në “Niko Dovana”.

Ndeshja fillimisht u zhbllokua në minutën e 33-t nga Dyca që kaloi në avantazh Vllazninë. Goli që do të barazonte shifrat në 1-1 do të vinte në fraksionin e dytë të lojës, me autor Hoxhën.

Gjithsesi ky rezultat nuk do të zgjaste shumë pasi vetëm 3 minuta më vonë, ekzaktësisht në të 70-n Pusi do të kalonte edhe një herë në avantazh shkodranët. Kur pritej vërshëllima e trefishtë e arbitrit, Dhrami barazoi për Orikumin, duke dërguar takimin në shtesë pas golit në minutën e 95-t.

30 minutat përfunduan sërish me rezultatin 2-2 dhe është dashur goditja e penalltive për të përcaktuar fituesin. Nga pika e bardhë e 11-metërshave shkodranët janë treguar më të saktë, duke fituar 4-3.

Gjithsesi edhe pse siguruan mbijetesën në Kategorinë e Parë kundër vlonjatëve për Vllazninë B ka ende rrezik. Në rast se ekipi i parë bie nga Superliga atëherë ekipi B do të jetë i detyruar të luajë në Kategorinë e Dytë, si shkak i një rregulli që nuk lejon skuadrat A dhe B të luajnë në të njëjtën kategori.

Orikumi duhet të presë edhe 2 javë të Superligës për të mësuar përfundimisht fatin e saj.

Play-Off Kategoria e Parë

Vllaznia B – Orikumi 2-2 (4-3 me penallti)

Golat: Dyca 33′, Pusi 70′ / Hoxha 67′, Dhrami 90+5′ (p)

Penalltitë e gjuajtura:

Vllaznia: Gurishta (shënon), Hajdari (Shënon), Pusi (Gabon), Kalaja (Gabon), Hallunaj (Shënon), Vjerdha (Gabon), Bega (Shënon)

Oriku: Dhrami (Shënon), Qejvani (Gabon), Kongjoni (Shënon), Çaushi (Gabon), Halili (Shënon), Meta (Gabon), Kapa (Gabon)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb