“Klasikja” e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana ka përfunduar me rrjeta të paprekura 0-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore.

Ashtu siç pritej, kjo ndeshje dhuroi emocione dhe raste të shumta nga të dyja krahët, por vetëm goli ishte ai që mungoi në këtë supersfidë. Me këtë barazim, kampionët aktualë të Shqipërisë mbajnë përkohësisht vendin e parë të renditjes me 22 pikë të grumbulluara, ndërsa shkodranët renditen në vendin e 3 me 19 pikë.

Vlen të theksohet se ky takim u luajt në stadiumin “Selman Stërmasi” sepse fusha e impiantit “Loro Boriçi” është duke u mbjellë.

Egnatia ka marrë një fitore fantastike në shtëpi përballë Laçit me rezultatin 2-0. Një sfidë e dominuar nga skuadra e Duros, e cila provoi shumë, por rrjetën e gjeti vetëm në pjesën e dytë me Agbekpornu.

Ndërsa Fernando vulosi çdo gjë në minutën e fundit, teksa për Laçin u përkeqësuan gjërat kur kapiteni Mazrekaj u ndëshkua me karton të kuq. Kështu rrogozhinasit ngjiten në vendin e katërt në kampionat, me 18 pikë, ndërsa Laçi zbret në vendin e shtatë me 14 pikë.

Kastrioti dhe Kukësi kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në duelin e luajtur në Kamëz. Një sfidë e luftuar mes dy ekipeve të cilat për momentin po mendojnë më shumë si të largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb