UEFA ka zyrtarizuar që Vllaznia do ta nisë nga turi i dytë eliminator pjesëmarrjen në Konferencë Ligë. Kjo si pasojë e përjashtimit të klubeve ruse nga të gjitha kompeticionet europiane për shkak të luftës me Ukrainën.

Ky vendimi i UEFA-s sjell edhe fitime kolosale për klubin shkodran. Vetëm si pjesëmarrëse, Vllaznia përfiton 100 mijë euro dhe nëse eliminohet merr dhe 350 mijë euro bonuse. Në rastin minimal, fitimi i klubit shkodran do të jetë 450 mijë euro.

Në rastin e kualifikimit, baza e fitimit do të jetë 200 mijë euro dhe nëse eliminohet në turin e tretë, atëherë do të marrë 550 mijë euro bonuse, me fitimin që do të shkojë në 750 mijë euro.

Vllazniaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb